Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 23% e qytetarëve – Radoniqi: Procesi zgjedhor po shkon pa incidente

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 15:44 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

23.98% e qytetarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar deri në orën 15:00 sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), raporton Ekonomia Online.

Sipas këtyre të dhënave, Mamusha mbetet komuna me përqindjen më të lartë të qytetarëve që kanë dalë për të votuar me 44.73%.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se procesi i votimit është duke vazhduar në 21 komuna dhe se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 294 mijë e 157 votues nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues.

“KQZ është duke e monitoruar vazhdimisht procesin zgjedhor dhe duke u bazuar në informacionet nga terreni deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullsi që do ta centronte procesin e votimit”, tha Radoniqi.

“Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen: www.zgjedhjet2021.org”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Të ngjashme