Diaspora përkrah fuqishëm Sokol Halitin

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se sa herë që vijnë mërgimtarët, ndryshon atmosfera dhe ritmi i jetës në Viti.

Me këtë rast, Haliti shtoi se mërgimtarët edhe sot ndreqën ditën me një takim të ngrohtë e miqësor, duke ofruar mbështetje dhe përkrahje maksimale.

Postimi i plotë:

Sa herë që vijnë mërgimtarët, ndryshon atmosfera dhe ritmi i jetës.

Diaspora jonë është pjesa më e respektuar, por edhe më e dhimbshme e shoqërisë. Njerëzit tanë të çmuar e të vyeshëm sakrifikuan vite të jetës së tyre për mirëqenien e familjes. Por tani gjeneratat e reja, kudo nëpër botë, janë bërë pjesë e zhvillimit të vendeve ku jetojnë, duke ushtruar profesione dhe pozita të rëndësishme.

Mërgimtarët edhe sot na ndreqën ditën me një takim të ngrohtë e miqësor. I falënderova nga zemra për raportet e sinqerta dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.

Mirë se erdhët mërgimtarë të dashur!

S.H.

Të ngjashme