DnV: Proces i rregullt i votimit dhe respektim i kënaqshëm i masave anti-Covid

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 12:20 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Eugen Cakolli, para gazetarëve tha se pjesëmarrja e qytetarëve është e ulët, derisa ka thënë se në komunat me shumicë serbe pjesëmarrja është tre herë më e lartë.

Ai ka sqaruar se për nga numri i banorëve Prishtina ka daljen më të lartë me 8.32%, ndërsa më të ulëtën Prizreni me 6.10%.

Sipas tij, është raportuar për nivel të kënaqshëm të respektimit të masave anti-Covid nga ana e komisionerëve dhe qytetarëve.

“Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera”.

“Vështirësitë në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve janë të shprehura edhe në këto zgjedhje. Deri në këtë kohë, në më shumë se 1/3-tën e vendvotimeve në nivel vendi është raportuar për 1 deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur  emrin në Listën e Votuesve”.

“Edhe sa i përket votimit me asistencë, ky fenomen është hasur në rreth 73% të vendvotimeve, por numri i rasteve sillet brenda trendeve normale (1-10 raste). Deri më tani është raportuar raste të asistencës së palejuar”.

“Vëzhguesit nuk kanë raportuar për raste të ushtrimit të presionit tek votuesit dhe nuk kanë evidentuar prani të zyrtarë të lartë politikë në Qendra të votimit”.

Të ngjashme