DnV: Respektim jo i kënaqshëm i masave anti-Covid nga qytetarët, dalje më e madhe në komunat e vogla

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 12:11 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit në 21 komunat ku po zhvillohet balotazhi është përafërsisht e njejtë me raundin e parë, rreth 7%, raporton Ekonomia Online.

Komunat me daljen më të madhe janë: Mamusha (18%), Juniku (17%), Kllokoti (12%) dhe Shtimja (11%), ndërsa dalja më e ulët është regjistruar në komunën e Dragashit (4%).

Eugen Cakolli nga DnV ka treguar për vështirësit që kanë hasur qytetarët gjatë procesit të votimit.

“Deri më tani është raportuar për nivel jo të kënaqshëm të respektimit të masave anti-covid nga ana e komisionerëve (70%), ndërsa qytetarët po tregojnë edhe më pak kujdes në respektim të masave (në nivelin 56%)”.

“Raportohet edhe për vështirësi në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve, ndonëse në nivele shumë më të ulëta sesa në raundin e parë. Në rreth 14% të vendvotimeve janë evidentuar deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur emrin në Listën e Votuesve”.

“Votimi me asistencë vazhdon të jetë gjerësisht i shprehur edhe në këtë raund. Raportohet se votimi me asistencë është administruar në mbi 2/3-tat e të gjitha vendvotimeve. Për më tepër, në 5% të vendvotimeve, numri i rasteve me asistencë të rregullt shkon deri në 50 sosh”.

Deri më tani, vëzhguesit e DnV-së nuk kanë raportuar për asnjë rast të fotografimit të votës. Poashtu, brenda dhe jashtë qendrave të votimit, nuk janë hasur persona apo grupe të organizuara që u kanë bërë presion votuesve.

Të ngjashme