Dorëheqja e kreut të degës së VV-së në Podujevë, reagon Bulliqi

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i porsazgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të Degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, Bajram Ajeti.

Bulliqi tha se me Ajetin në krye të Qendrës së VV-së në Podujevë, ky subjekt politik ka korrur suksese të jashtëzakonshme.

Më tutje, Bulliqi e ka falënderuar Ajetin për kontributin e tij.

“Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor. Unë sot shpreh falenderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Qendrës.

Me Bajramin në krye të Qendrës sonë për disa vite, ne si subjekt politik kemi korrur suksese të jashtëzakonshme në secilin proces zgjedhor.

Unë sot shpreh falenderim të pafund për gjithë kontributin e tij dhe angazhimin e madh për rritjen dhe zgjerimin e organizatës sonë.

Sot pasi u lirua nga kjo detyrë, ai duhet të ndjehet krenar dhe shumë i lumtur për pozicionin që e ka lënë organizatën tonë si fituese dhe udhëheqëse në të dy nivelet. Bajramit, i uroj shëndet të mirë e këshillat e tij do të jenë udhërrëfyes për rrugën që duhet ta bëjmë përpara.

Të ngjashme