Dy kandidatët e AKR-së që nuk morën asnjë votë në garën për Asamble Komunale

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk siguroi asnjë ulëse në Kuvendin Komunal të Prizrenit, por në garën për kuvendin dy kandidatë të saj nuk siguruan asnjë votë.

Edina Qoti dhe Petrit Krasniqi, që garuan për Asamble Komunale në Prizren, nuk kanë votuar as për veten e tyre.

Ata, figurojnë me 0 vota nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, të fundit në listë.

Bartësi i listës së AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci, siguroi 519 vota por edhe këto të pamjaftueshme për të siguruar një mandat në kuvend.

Të ngjashme