Dy kandidatet e PDK-së zotohen se do të jenë zëri i personave të prekur me sindromën down në Kuvend

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët për deputete nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi dhe Vesa Broja, janë zotuar se do të jenë zëri i personave me Syndrome Doën në Kuvendin e Kosovës.

“Sot bashkë me miken time, kandidaten për deputete Vesa Broja, ishim për vizitë në Qendrën Doën Syndrome Kosova, me seli në Mitrovicë”, ka shkruar Idrizi në profilin e saj.

“Pasi që të dyja jemi mike të qendrës dhe e vizitojmë rregullisht, sot shkuam dhe u zotuam se me përkrahjen e qytetarëve ne do të jemi zë i fuqishëm i tyre në Kuvendin e Kosovës, dhe se bashkërisht nëpërmes programit të #Rimëkëmbjes do të bashkëpunojmë,do të iu lehtësojmë punën fisnike që bëjnë aty me fëmijë dhe të rritur të prekur me sindromën doën!”, ka shtuar ajo.

Tutje, Idrizi tha se institucionet duhet të bëjnë më shumë për ta.

“Të gjithë mund të bëjmë më shumë për ta!”, shtoi ajo.

Valdete Idrizi në këto zgjedhje kandidon me numër 21, ndërsa Vesa Broja mban numrin 51.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme