E thotë analisti i njohur: Daut Haradinaj do të jetë në balotazh në Prishtinë

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i njohur Ridvan Berisha, i ftuar në njërën nga studiot televizive ka dhënë parashikimet e tij rreth kandidaturave për kryetar komunash.

Berisha theksoi se diskutimet nëpër kafene dhe mes analistëve nëpër studiot televizive nuk korrespondojnë me situatën reale në terren.
Berisha tha se në Prishtinë minimalisht 30% e votuesve janë ende të pa përcaktuar se për kënd do të votojnë.

Berisha para panelistëve dha arsyet e tij se pse ka deklaruar publikisht që Daut Haradinaj duhet të jetë kryetar i Prishtinës. Sipas tij, Haradinaj është politikan që kur premton diçka ajo çështje veçse është e kryer.

“Kur thotë Haradinaj se do ta zgjidh çështjen e qenve endacakë dhe çështjen e pranimit teknik dihet që e zgjidh. Është person që e mban fjalën dhe është interes jetik i tij, për karrierën e tij politike me tregu rezultat në njësi qeverisëse siç është Prishtina. Daut Haradinaj do t’ju befasojë dhe impresionojë me rezultat, ta dini këtë. Daut Haradinaj është në balotazh në Prishtinë”, tha Berisha.

Të ngjashme