Elezi: Janë proceduar 44.33% e të dhënave për subjektet politike

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 13:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shërbimi i Votues i KQZ-së, ka filluar procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë vendit, që kanë ardhur në Kosovë nga periudha 2 deri më 12 shkurt, raporton Ekonomia Online

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi të mërkurën një deklarim për medie në QNR.

Elezi ka thënë se pas këtij procesi do të dihet saktë numri i votave nga jashtë vendit.

“Në QNR, Shërbimi Votues i KQZ-së ka filluar procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat kanë ardhur nga jashtë̈ Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt. Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse pakot në fjalë janë̈ dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshmëm si votues jashtë̈ vendit, apo nëse pakot e dërguara plotësojnë kriteret ligjore. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, i cili do të na marrë kohë disa ditë, do të dijmë se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jahtë vendit”, tha Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se deri më tani janë proceduar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për rreth 1 056 vendvotime

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e Këshillave të Vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve”.

“Nga 2 mijë e 382 vendvotime, deri më tani janë̈ procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për rreth 1 056 vendvotime (44.33%) si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për rreth 841 vendvotime (35.11%)”, ka thënë Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se nga  pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha vendvotimet, tashmë kemi një raport lidhur me gjendjen e vendvotimeve.

“Nga 2 mijë e 382 vendvotime, një numër i vogël i tyre, vetëm rreth 80 sosh, nuk kanë mundur të procesohen si të rregullta për arsye të ndryshme: mospërputhje të nënshkrimeve; apo formularë të rezultateve të panënhskruara nga Anëtarët e Këshillit të Vendvotimit. Këto vendvotime do të shikohen më në detaje për problemet që kanë dhe në bazë të të gjeturave do të përgatitet një raport me rekomandime i cili do të paraqitet në KQZ”, ka thënë Elezi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme