Fadil Nura e Sami Lushtaku plan konkret për Runikun e Skenderajt

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt bashkë me kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj kanë hartuar planin e veçantë për Runikun.

Sipas Nurës, me anë të projektit të hartuar nga profesionistët, do të ndërmarrin veprime të mënjëhershme, në fillim të mandatit qeverisës, për të zbatuar në praktikë këtë plan konkret.

Postimi i plotë:

Ne kemi hartuar planin e veçantë për Runikun.

Një nga vendbanimet më të hershme në rajon, ku pasqyrohet një qytetërim i zhvilluar shumë shekuj më parë.

Lokalitet arkeologjik, me pasuri të shumta kulturore e trashëgimi unike.

Potencial i jashtëzakonshëm për të vendosur në funksion të zhvillimit dhe rindërtimit, duke e kthyer në një qendër çfarë e meriton, me objekte dhe hapësira bashkëkohore dhe të shfrytëzueshme.

Me anë të projektit të hartuar nga profesionistët, ne do ta bëjmë ketë, do të ndërmarrim veprime të mënjëhershme, në fillim të mandatit qeverisës, për të zbatuar në praktikë këtë plan konkret.

#PDKNUKTHYHET

https://www.facebook.com/fadilnuraks/videos/239016808274466

Të ngjashme