Faton Jakupi: Me qeverisjen time, Kamenica do të jetë zëri i qytetarëve

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi është takuar me banorët e fshatit Shipashnicë e poshtme.

Jakupi theksoi se kane diskutuar për problemet me të cilat përballen banorët e këtij fshati.

“Identifikuam disa nga problemet me të cilat do të merrem menjëherë pas fitores tonë”.

Madje, Jakupi u zotu se komuna do të jetë derë e hapur gjithmonë për ta.

“Në qeverisjen time zëri i qytetarëve do të dëgjohet pa dallim partie dhe vendimet për këtë lokalitet do ti bëjmë së bashku.Dardana në qeverisjen time do të jetë një komunë që qytetarëve të saj do t’u ofrojë qasje në të mirat publike të gjithëve”. Bashkë dhe ndershëm! 121

Të ngjashme