Faton Jakupi: Do të përkushtohem në rregullimin e infrastrukturës në Kamenicë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka takuar banorët e Lagjes ‘Malësia” në Dardanë, duke shtuar se për vite me radhë qytetarët e kësaj lagjeje të cilët e kanë kërkuar një rrugë alternative e kanë pasur shumë të vështirë të kalojnë në pjesë e quajtur “Te përroi”.

Sipas tij, tani banorët e “Malësisë” më nuk do të përvballen me baltën, erën e kanalizimit e ujërat e zeza kur kalojnë në këtë rrugë.

Postimi i plotë:

Banorët e Lagjes ‘Malësia” në Dardanë rrugën për në qendër të qytetit tashmë e kanë shumë më të shkurtër.

Për vite me radhë qytetarët e kësaj lagjeje të cilët e kanë kërkuar një rrugë alternative e kanë pasur shumë të vështirë të kalojnë në pjesë e quajtur “Te përroi”.

Me tërë përkushtimin tim, kam punuar që kjo rrugë të ndërtohet.

Tani banorët e “Malësisë” më nuk do të përvballen me baltën, erën e kanalizimit e ujërat e zeza kur kalojnë në këtë rrugë.

Por kjo është vetëm fillimi. Kjo lagje e madhe e qytetit do të jetë në prioritetet e mia.

Për katër vjet na presin edhe shumë projekte të reja përpara.

Bashkë me banorët e saj do të punojmë që problemet e tyre të zgjidhen.

Ju garantoj se kërkesat tuaja do të shqyrtohen gjithnjë nga unë si kryetar i ardhshëm.

Dera e komunës do të jetë gjithmonë e hapur dhe do të provoj që secilin prej jush ta takojë personalisht dhe bashkë ta bëjmë lagjen tuaj e Dardanën më të mirë.

Bashkë dhe ndershëm!

121

https://www.facebook.com/603412923095509/videos/885228919053814

Të ngjashme