Faton Jakupi nga Novosella e Kranidelli zotohet për zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka thënë se Novosella e Kranidelli po i japin mbështetje programit të tij.

Jakupi theksoi se në takime të ndara me banorët e këtyre dy fshatrave ka marrë mbështetjen për 17 tetor.

Postimi i plotë:

Novosellës, Kranidellit por edhe të gjtha fshatrave të komunës sonë do t’u përgjigjemi me investime. Një prej prioriteteve të mia është ndihma në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë për këto fshatra që kanë kushte të mira për zhvillimin e tyre. Besimin e tyre do t’ua përkthejë në punë të ndershme për të mirën e përgjithshme. Bashkë dhe ndershëm! 121

Të ngjashme