Faton Jakupi: Si kryetar i ardhshëm i Kamenicës do të jem gjithmonë afër qytetarëve

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka thënë se takimet sy më sy me qytetarët janë tejet të rëndësishme.

Jakupi premton që edhe në katër vitet e ardhshme si kryetar i Kamenicës do të jetë pranë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedimin me qytetarët e komunës së Dardanës dhe disutimet për problemet i kam pasur pjesë të përditshme të punës sime si nënkryetar i komunës. Edhe tani në garën time për kryetar jam çdo ditë me qytetarët. Sonte isha në fshatin Koretin. Me banorët e këtij fshati folëm për hallet e nevojat e tyre. Nga ky bashkëbisedim mora edhe ide të reja për ta bërë Koretinin një vend më të mirë për jetesë. Edhe në katër vitet e ardhshme do të jem pranë jush kudo që kërkohet. Bashkë dhe ndershëm!

121

Të ngjashme