Ferat Shala takon ish-gazetarin e luftës Gazmend Elshani

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga rradhët e PDK-së ka takuar, Ferat Shala ka takuar ish-ushtarin dhe gazetarin e luftës Gazmend Elshanin.

Shala ka shkruar se Elshani ka qenë njëri ndër reporterët e paktë që e dekumentoi dhe memorizoi luftën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me mikun e vjetër, ish- ushtarin e UÇK-së, gazetarin e luftës – Gazmend Elshanin. Gazi ishte njëri nga reporterët e paktë që e memorizoi dhe dokumentoi luftën tonë. Me kamerën e tij ai shumë herë e vuri jetën në rrezik. Xhirimet që realizoi Gazi u bënë jehonë e fuqishme e luftës sonë në mbarë botën.

Gazi nuk ka ndryshuar as tani në kohë paqe: ai çdo herë reflekton dinjitet dhe personalitet. Nga biznesi i suksesshëm që drejton sot shumë familje kosovare realizojnë të ardhurat e jetës. Gazi është një intelektual që dashurinë për atdheun kurdo e ka moto të jetës.

Të ngjashme