Festa fillon edhe në Gjilan, Haziri thotë se deri në mesnatë do të dalim fitues pa ballotazh

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Exit Polli i UBO Consulting në Gjilan ka nxjerrë të parin Lutfi Hazirin me 46.4%, ndërkaq kandiatin e VV-së, Alban Hyseni, 40.7%.

Sipas këtij EXIT POLL, Gjilani do të shkojë në balotazh.

Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë në konferencë për media se LDK-ja ka fituar dyfish edhe në zgjedhjet për kryetar komune dhe për kuvend komuanl me një përqindje dhe diferencë të qëndrueshme. Haziri tha se do të dalin mbi marzhën e gabimeve të EXIT Polleve dhe që ka gjasë deri në mesnatë do të dalin fitues pa balotazh.

T7 raporton nga vendi i ngjarjes se festa ka filluar tashmë në këtë qytet.

Të ngjashme