Fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit në depon e KQZ-së, të dielën shpërndahen në 888 qendra të votimit

Fushë-Kosovë | 12 Shk 2021 | 11:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit tashmë kanë arritur në Depon e KQZ-së, pranë Qendrës për Numërim të Votave, raporton Ekonomia Online.

Fletëvotimet janë bartur për në këtë objekt nga pesë kamionë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi këto materiale do të shpërndahen të dielën në mëngjes në 888 qendra të votimit.

Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë. Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak.

Të ngjashme