Uran Ismaili fton të rinjtë të votojnë, thotë se me padurim e pret rezultatin

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 09:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar në shkollën ‘’Ismail Qemali’’ në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Ismaili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Arizona. Ai ka ftuar qytetarët të dalin dhe të votojnë, duke thënë se për të është nder të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të komunës.

Madje ai është shprehur se me padurim e pret rezultatin.

“Është nder dhe privilegji me qenë kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës. I falënderoj të gjithë qytetarët që për këto pesë muaj më ofruan mbështetje në këtë rrugëtimin tonë të përbashkët”.

“E pres me padurim rezultatin dhe e konsideroj të rëndësishme dhe i ftoj qytetarët të rinjtë të rejat dhe të dalin e të vendosin se kush do të jetë kryetar i komunës”.

Në këto zgjedhje konkurojnë 94 subjekte politike ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare e 26 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku  165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

Të ngjashme