Gëzim Mehmeti takon banorët e lagjes “Kolovicë”, premton bashkëqeverisje dhe transparencë

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 18:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR-ja Gëzim Mehmeti, ka takuar banorët e lagjes “Kolovicë”, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti, banorëve të kësaj lagje iu drejtuar duke iu premtuar se kjo pjesë do të zhvillohet, ku do të ndërtohen dy lagje.

“A ka më kënaqësi se vendi ku jam rrit ta jep mbështetje, unë kam ardhur ballëhapur te ju, ato zotime që i kemi dhënë para katër viteve, kemi dhënë zotim për rrugë, për kanalizim, e kemi realizuar dhe kjo dëshmon që po t’i përkrahni njerëzit e juaj ata i keni mbrapa. Ne kemi investuar në rrugën 800 metra”.

Ai para tyre ka shpalosur programin, duke thënë se janë të fokusuar në bashkëqeverisje dhe transparencë.

Nënkryetar i komunës, Selim Pacolli, ka kritikuar udhëheqjet e mëhershme, që e kanë harruar Gollakun, derisa thotë se ka qenë e lënë pas dore.

Ai tha se sot kanë arrit Gollakun lagje me lagje e fshat me fshat ta lidhin me rrugë.

“Secili njeri që do të arrijë dikund është e pamundur të arrij vet. Ju jeni ata që na bëni më të fuqishëm e me kuraje e që na bëni të besojmë në juve dhe të kërkojmë mbështetjen prej juve. Ajo çka kemi bërë ne janë punët që jemi munduar t’i realizojmë ndaj komunitetit të Gollaku. Në 2017 shume pak është dëgjuar për Gollakun, e sot secili prej kandidatëve e kanë plot gojën Gollak dhe e kanë vërejt që Prishtina është inikzistente pa Gollakun”.

No description available.

Të ngjashme