Giacobbe: Ju takon juve, kosovarë, të bëni zërat tuaj të dëgjohen

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, ka thënë se u takon qytetarëve të Kosovës të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet duke votuar, njofton Klankosova.tv.

“Demokracia nuk është një sport spektatorësh. Derisa Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare të vëzhgimit, në fund të fundit, ju takon juve, kosovarë, të bëni zërat tuaj të dëgjohen dhe të zgjidhni udhëheqësit komunalë që ndajnë përparësitë tuaja.” shkroi Giacobbe në një postim në Twitter.

Ai tutje u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë pjesën e tyre në këtë proces, të votojnë.

Të ngjashme