Gjykata merr vendim për djalin e Agron Kuçit, i dyshuar për dallavere me vota

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flamur Kuçit, djalit të kryetarit të Junikut, Agron Kuçit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar pyetjes tuaj, mund të ju konfirmoj që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Gashi.

Kjo masë do t’i llogaritet deri më 30 nëntor.

Sinjali nga burimet ka mësuar se i njëjti dyshohet se në bashkëkryerje me zyrtaren e komunës së Junikut, Blerina Sallaj dhe aktivistë të tjerë të AAK-së kanë përgatitur materialin e sekuestruar nga Policia, që kishte destinacion diasporën.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme