Haliti e Muhaxheri takojnë kryetarët e nëndegëve në Pejë

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Bartësi i listës së PDK-së në Komunën e Pejës, Arton Muhaxheri së bashku me kryetarin e degës, Xhavit Halitin, kanë mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve të Pejës.

Me këtë rast, Muhaxheri ka thënë kryetarët e nëndegëve me aktivitetin e tyre do ta bëjnë që PDK-ja ta fitojë shumicën e ulëseve në asamblenë komunale.

“Bashkë me kryetarin e degës Xhavit Haliti dhe shefin e shtabit Muhamet Halitaj kemi takuar kryetarët e nëndegëve të cilët në këtë periudhë nuk e kanë ndal aktivitetin në terren për ta bërë PDK-në partinë që do ta fitoj shumicën e ulëseve në asamblenë komunale”, ka shkruar ai.

Të ngjashme