Hapen të gjitha qendrat e votimeve në Gjilan

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 07:30 | Nga Ekonomia Online

Sot mbi një milion e 260 mijë votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të komunave.

Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.

T7 raporton se në qytetin e Gjilanit janë hapur të gjitha qendrat e vendvotimit në këtë qytet.

Kujtojmë që në Komunën e Gjilanit në balotazh është mes Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alban Hysenaj nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të ngjashme