Hapet në kohë Qendra më e madhe e votimit në Gjakovë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 07:28 | Nga Ekonomia Online

Është hapur qendra më e madhe e votimit në Komunën e Gjakovës në shkollën Yll Morina, në të cilën qendër kanë të drejtë vote 15 mijë e 15 qytetarë.

Kjo qendër e votimit po ka probleme me energji elektrike, megjithatë ka hapur dyert për qytetarët që duan të votojnë. Përfaqësuesi i kësaj shkolle nuk ka pranuar të flas para mediave pasi që tha se një gjë e tillë u është ndaluar nga KQZ.

Në Komunën e Gjakovës të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.

Të ngjashme