Haradinaj: Agroni vazhdon për sukseset e reja të Junikut

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ka disa ditë që të gjitha partitë politike në vend po bëjnë fushatën e tyre zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve që do mbahen me 14 nëntor të këtij viti në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dal në mbështetje të kandidatit për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, duke thënë se aj kishte misionin më të vështirë nga të gjithë.

Ai tha se Kuçi e nisi nga zero dhe Junikun si komunë të re e funksionalizoi dhe e shndërroi në storje suksesi për mbarë vendin.

“Me përkushtim e seriozitet, Agroni vazhdon edhe më tutje për Junikun, për suksese të reja. Të dielën numri i tij është 121”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme