Haradinaj: Dolëm shumë më të fortë nga zgjedhjet e 17 tetorit

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vlerëson se subjekti që ai drejton, doli më i fortë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai thotë se angazhimi i AAK-së drejt fitoreve të reja vazhdon.

”Në takim me kryetarët e degëve të Aleancës, analizuam rezultatin zgjedhor dhe përgatitjet për raundin e dytë. AAK doli shumë më e fortë nga zgjedhjet e 17 tetorit. Angazhimi ynë drejt fitoreve të reja vazhdon”, ka shkruar ai.

Të ngjashme