Haradinaj merr përkrahjen e të rinjve të Prishtinës, u premton ndryshime të mëdha në kryeqytet

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka mbajtur takim me të rinj të kryeqytetit. Ai tha se programi i tij është zgjidhja për problemet e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj u shprehi bindur se rinia do ta votojë atë, pasi siç thotë ai ka zgjidhje konkrete për përmirësimin e mirëqenies së tyre.

“Për këtë vit kemi punuar në çdo lagje dhe jemi mundur t’i identifikojmë problemet. Ne jemi munduar të zgjedhim listën ma elitare dhe përfaqëson kulturë e të arritura familjare. Bashkë me këta kemi punuar seriozisht me harmonizua programin. Një pushtet që nuk është në gjendje me menaxhua qentë endacak. Për t’i zgjidhur problemet në Prishtinë, kemi program që parasheh të hyrat buxhetor, zbatimin e ligjit, dyfishimin e shkollave dhe çerdheve në kryeqytet”.

“Prandaj duhet marrë seriozisht përgjegjësitë. Dyfishimi i parqeve. Për të gjitha kemi menduar se Prishtina ka potencial se kërkon vullnet e vendosmëri. Nuk menaxhohen të gjitha këto probleme me trotinete. Plot 42 fshatra nuk kanë shërbime shëndetësore. Unë publikisht le të mendoj Prishtina kujt do t’ia japë besimin Prishtina. Për t’i zgjidhur këto probleme kemi ekipin më të fortë. Prishtina është e të gjithëve. Nuk ka shtresë e shoqërisë që nuk e gjen veten në kryeqytetin tonë. Prishtina ka treguar vlera të larta. Këto që po i flas nuk kom marr detyra prej shefave se unë nuk kom shef”.

Dhe krejt në fund përmendi disa nga asambleistat.

“Endrit Gashi, Erblin asllani, Valbona Vitia, Luaras Meha, do të bëjnë ndryshim”.

Të ngjashme