Haradinaj në përkrahje të Faton Jakupit: Kamenica të bëhet vend i jetueshëm, të ndalet largimi i të rinjve

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, iu është drejtuar qytetarëve të Kamenicës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Haradinaj ka thënë se është nder i madh për të takimi me qytetarë të Kamenicës.

“Posaçërisht është nder për mua të kërkoj votën dhe besimin tuaj, për listën për Asamble të AAK-së” – tha Haradinaj, duke cilësuar kandidatët e AAK-së si profesionistë të zotë.

Haradinaj po ashtu ka kërkuar besimin e qytetarëve për kandidatin e Aleancës për kryetar të komunës së Kamenicës z.Faton Jakupi. Haradinaj tha se z.Jakupi është inxhinier me profesion dhe udhëheqës i dëshmuar dhe besimin për të e kërkon “që të jemi me ju në plot sfida që e presin Kamenicën, por veçanërisht që të jemi me ju për zhvillim të shpejtë të Kamenicës, që të jetë vend i jetueshëm për të gjithë, dhe të ndërpritet largimi i të rinjve”.

Ndryshe, në mandatin që kaloi, Faton Jakupi ishte nënkryetar i Komunës së Kamenicës dhe ka pas performancë të lartë gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Të ngjashme