Haradinaj nga Juniku: Me mua president, UÇK-ja s’do të mbetet jetim

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mua president nuk është jetim, as këtu as kudoqofshin. Luftëtari I UCK-së, kategoria e lirisë nuk është jetim.

Kur e ka presidentin e vendit që vjen nga UÇK-ja nuk është jetim dhe nuk ka pse të shqetësohet dikush”, kështu tha kandidati për president i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së nëntë të fushatës zgjedhore në Komunën e Junikut, para gjithë të pranishmeve e simpatizantëve të partisë së tij.

Teksa shpaloste pjesë të programit qeverisës, Haradinaj tha se Juniku po i shtinë në borxh për nderimin që ua bëri sot për shkak të një prezence të çmueshme.

“Në Junik përçohet një energji e mirë, një porosi e mirë për Kosovën, ashtu siç keni bërë në të gjitha kohërat. Në Junik kemi ardh çdoherë për ta shprehur respektin dhe falënderimin tonë. Juniku e ka treguar se dinë të vlerësojë. Jemi nis bashkë edhe si komunë edhe si Aleancë siç e dimë. Tani jemi një, Junik e Aleancë, pra nuk ndahen pasi jemi vlera që besoj qytetari ynë dhe secili prej nesh i ka pranuar si të vetat”, u shpreh Haradinaj.

Juniku, siç shtoi ai, duke e votuar Aleancën, është më i sigurti, dhe se nuk ka vend ku e vendos votën më sigurt sepse tha se janë të këtij vendi, e njohin njëri tjetrin, ndajnë vlerat bashkë dhe kanë dëshirë ta shohin këtë vend të zhvilluar sepse e meriton.

“Ende pres një ditë ku do të jemi në gjendje të bëjmë një project brenda Junikut për sheshe e për të gjitha. Ne më 14 kur votojmë, i kemi disa punë që na presin menjëherë dhe ajo është ekonomia, që është shumë keq nga pandemia dhe për këtë e kemi paraparë një plan të shpejtë. Kemi paraparë edhe forcimin e sigurisë së vendit”, tha ndër tjera Haradinaj, derisa bëri të qartë se duhet të hyjmë NATO, sepse siguria na duhet dhe për të hyrë në NATO duhet shteti Ushtria jonë të forcohet dhe t’i hekim pengesat që na ka vënë Serbia.

Tutje, Haradinaj tha se ballafaqimi me Serbinë ka me qenë i rëndësishëm se është finalja dhe se për këtë mendon se kandidatura e tij për president, është siguri, është garancë që Kosova do t’i kryej punët e veta që i kanë mbetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme