Haradinaj nga Rahoveci: Smajl Latifi është njeri punëtor, ai i di më së miri pritjet tuaja

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, iu është drejtuar qytetarëve të Rahovecit për zgjedhjet e 17 tetorit. 

Haradinaj është shprehur se me qytetarët e Rahovecit ka ndarë momente të vështira e gëzime. Ai i ka cilësuar qytetarët e Rahovecit njerëz punëtorë dhe që ia japin hakun punëtorit. 

‘’Të dashur qytetarë të Rahovecit, në momente të vështira kemi qëndru pranë njëri tjetrit, por jo vetëm kaq, edhe në gëzime. Pra e di që të gjithë ju e kuptoni sa e rëndësishme është të keni kryetarin njeri punëtor sepse vet jeni punëtorë. E di se ja jepni hakun punëtorit, e na priftë e mbara me 17 tetor për kryetarin tonë Smajl Latifi dhe për asambleistët tonë.’’

Haradinaj ka cilësuar Smajl Latifin njeri të sinqertë, të devotshëm e të përkushtuar për punë e shërbim ndaj qytetarëve, që është transparent e që punon në bazë të ligjit. 

‘’Ne i dimë pritjet tuaja prej qeverisjes komunale por edhe prej institucioneve qendrore, po ashtu ju siguroj që njeriu që i di më së miri të gjitha pritjet tuaja dhe të drejta dhe të gjitha punët që duhet të kryhen në Rahovec është Smajl Latifi,’’ – tha mes tjerash Haradinaj. 

Haradinaj ka kërkuar votat edhe për listën e AAK-së për Kuvend Komunal, njerëz që janë të dedikuar për Rahovecin. 

‘’Sot e kam nderin t’ju ftoj që të bashkohemi me 17 tetor 121, t’i japim besimin kryetarit tonë Smajl Latifi dhe t’i japim besimin kandidatëve tonë për Asamble Komunale dhe të vazhdojmë me sukses e punë për Rahovecin, për qytetarët e Rahovecit, për të gjithë.

Të ngjashme