Haradinaj: Projektet tona nuk e tejkalojnë buxhetin e paraparë

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 18:49 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, është takuar me banorët lagjeve, Kodra e Trimave, Bardhosh dhe Kolovicë. Para tyre tha se projektet e tij janë të planifikuara mirë dhe nuk e tejkalojnë buxhetin e paraparë, raporton Ekonomia Online.

Kandidatët për asamble, thanë se kandidati i AAK-së është i duhuri për kryetar të Prishtinës.

Ata thanë se për gjashtë vite, Lëvizja Vetëvendosje e për dy tjera Shpend Ahmeti, nuk kanë bërë asgjë për kryeqytetin.

Kandidati i AAK-së, i cili po synon ulësen e kryetarit të Prishtinës, tha se këto lagje janë më të diskriminuara në Prishtinë.

Teksa ka folur për problemet që ballafaqohen lagjet e Prishtinës, Haradinaj tha se problemet mund të zgjidhen me pak buxhet.

“E di që Kodra e Trimave nuk e ka përvojën e mirë dhe të gjithë flasin për ketë lagje por kur vjen puna e rikthejnë kokën mbrapa. Është e turpshme mos ta kenë një shtëpi të kulturës, e një bibliotekë, e cila ka nisur dhe ka mbetur në gjysmë. Kjo lagje nuk e ka tapinë e pronës, e cila u lejohet ta qesin mbi vete me tre dëshmitarë”, tha Haradinaj.

“Duhet ta kenë kanalizimin, ndriçimin dhe duhet t’i lejohet ndërtimi i lartë në këtë lagje. Të gjithë ata banorë kanë pronë pak, e familje shumë. Përse mos ta bëhet një ndërtesë mbi dhjete katërshe”.

Ndërsa për Kolovicën, Haradinaj tha se kësaj lagjeje i mungojnë parqet, transporti publik e shumë gjëra tjera.

“Në Kolovicë nuk kanë parqe, nuk kanë transport publik e shumë probleme tjera. E ata që thonë se ku do t’i marrim mjetet për këto projekte, atëherë themi se nuk jemi duke folur për tejkalim të buxhetit por po flasim për administrim të një buxheti që ka mbi 500 milionë euro. Mos të harrojmë se këto punë duhet t’i kryejë pushteti lokal. Për çdo vit nga suficiti i buxhetit , kemi mundur t’i kemi mbi 30 shkolla ose 30 palestra”, u shpreh Haradinaj.

Tutje, ai tha se këto projekte nuk do ta tejkalojnë buxhetin e paraparë për kryeqytetin, e që është parashihet të jetë afro 500 milionë euro për një mandat.

Të ngjashme