Haradinaj shpall fitoren e AAK-së në pesë komuna

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 20:43 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shpallur fitoren në pesë komuna, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Aleancës Ramush Haradinaj gjatë kësaj konference tha se Aleanca ka fituar bindshëm në 5 komuna, duke theksuar tri nga komunat që kanë fituar, dhe dy të tjera po presin akoma rezultatet finale.

“AAK e ka rikonfirmuar fuqinë e vet politike bindshëm edhe në tri komuna tjera, Gjakovë, Rahovec dhe Klinë dhe jemi në pritje edhe të Junikut sepse është një rezultat i ngushtë dhe po ashtu edhe Istog. Por AAK ka fituar bindshëm në 5 komuna dhe ka arsye që të festoj”, tha Haradinaj.

Tutje Haradinaj tha se do bashkëqeverisin edhe në 6 komuna të tjera.

“Ne do të prijmë apo qeverisim në 5 komuna dhe në bashkëqeverisje edhe në 6 të tjera”, theksoi tutje Haradinaj.

Të ngjashme