Haradinaj: Suhareka sot është kampion i zhvillimit, ekipi fitues s’ka pse të ndërrohet

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në tubimin zgjedhor në Suharekë, ka thënë se Suhareka sot është kampion i zhvillimit në Kosovë.

Haradinaj e ka cilësuar komunën e Suharekës si qytetin më të pastër, më të zhvilluar, më të përparuar, më modern, më urban e më të pastër. Ai gjithashtu e ka cilësuar kryetarin e komunës, Bali Muharremaj si njeri të përgjegjshëm, punëtor, të ndershëm e të pakorruptuar.

“Bali Muharremaj është njeri i cili prej agut deri në terr ka jetu me problemet e qytetarëve. Bali Muharremaj ka qenë njëri prej jush i cili ka bërë vepra të mira në Suharekë dhe na ka bërë krenarë të gjithëve,’’ thekson Haradinaj.

“Suhareka e ka ekipin më të mirë, kandidatet e kandidatët për asamble që e meritojnë votën tuaj, e ka kryetarin më të mirë. Kam nderin të bashkohemi me 17 tetor me numrin 121 me kryetarin më të mirë Bali Muharremaj dhe me asambleistet e sambleistët që e meritojnë votën tuaj, që janë zëri juaj.’’

Të ngjashme