Haradinaj zotohet në ndërtimin e spitalit të Prishtinës: Kandidatët mund të jenë të njëjtë, por unë jam i fjalës

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 18:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka zhvilluar takim me banorë të lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velanisë dhe Taslixhes, ku u premtoi zgjidhje të problemeve të tyre, duke filluar nga infrastruktura e deri në shëndetësi, raporton Ekonomia Online

Para të pranishmëve, Haradinaj tha se problemet e banorëve të Prishtinës janë munduar t’i përfshijnë në program. 

“S’kemi lënë lagje e as fshat për t’i parë problemet e tyre, ku jemi munduar që t’i inkorporojmë në program. Të gjithë mund të thonë se kandidatët janë të njëjtë dhe premtojnë, por ne jemi ndryshe se ne e mbajmë fjalën. Kemi parë suficit mbi 50 milionë euro, ndërsa kemi mbi 50 milionë probleme në Prishtinë. E kemi menduar si do ta zgjidhim kaosin urbanistik. Janë mbi 45 mijë njësi banesore që nuk kanë pranim teknik. Në vitin 2015 është formuar një komision, ku ka pasur vendim që ta bërë pranim teknik, por që ka dështuar. Pastaj i kemi lagjet në periferi, e shihni se në çfarë gjendje jetojnë banorët nëpër ato lagje. Ata nuk e kanë statusin e pronës së zgjidhur”, tha Haradinaj.

“Nëse flasim për Velaninë, kushdo që dëshiron ta sheh turpin në kryeqytet, le të shkon t’i sheh varrezat atje. Aty është bërë nisje qendër turpit të Prishtinasve. Askush nuk na ka ndalur t’i rregullojmë ato varreza. Nuk është ndonjë kosto e madhe për t’i rregulluar ato varreza por duhet guxim”.

“Ne kemi menduar gjashtë parkingje vertikale në kryeqytet. Në një qendër të grumbullimit të tyre, vetëm me ushqim të përdorur të gastronomisë t’i e zgjedh problemin me qentë endacakë, madje i punëson edhe 60 të rinj”.

“Ligji për kryeqytetin e zgjidh shumë probleme sepse e ka edhe policinë e saj, ku shumë përdorues enden nëpër shkolla dhe i shesin ato sikur një byrek. Pastaj është spitali i kryeqyteti. Një fëmijë në pediatër do të trajtohet njëjtë sikur ai nga qytetet tjera që nuk ka marrë shërbim në komunë të vet. Agim Aliu për tri vjet e ndërtoi spitalin dhe kjo duhet të bëhet edhe na Prishtinë”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj foli edhe për mungesën e objekteve shkollore dhe çerdheve, për të cilën tha se buxheti ka ekzistuar.

“Prishtinën e rrethojnë tri shtylla, Prishtina administrative, Prishtinën studentore Universitare dhe Prishtina diplomatike”, tha tutje ai.

Kandidati për asamble nga radhët e AAK-së, Kushtrim Mushica, tha se është angazhuar që infrastruktura në Prishtinës të jetë më e mirë

“Për këto dy vite jam angazhuar që infrastruktura në Prishtinës të jetë më e mirë, ku besoj se në mandatin e ardhshëm më besimin tuaj dhe të AAK, të jetësohet dhe mos të jetë vetëm në letër”, tha Mushica teksa kërkoi besimin e qytetarëve që të votojnë AAK-në.

Kandidatët tjerë për asamble komunale, premtuan që bashkërisht do t’i zgjedhin problemet që ballafaqohen kryeqytetasit.

Të ngjashme