Hasani: Është padituri e “gomarllëk “ të thuash në ditët e sotme, se nuk bën të zgjidhet kryetar komune ai i cili nuk ka përvojë pune të njëjtë

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Kosova tani e disa ditë është zyrtarisht në procesin e fushatës zgjedhore, ku partitë politike po i prezantojnë idetë dhe platformat e tyre me qëllim që të dalin sa më mire para votueseve të tyre potencial. Por diçka duket se e ka irrituar Avdullah Hasani, ndihmës i Kryeministrit për gjeneratën e re i emëruar në vitin 2019 dhe njëherit shefi i dorëhequr i TaskForcës AntiDrogë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se të thuash në ditët e sotme se “filani fisteku” nuk bën të zgjidhet kryetar komune sepse nuk ka përvojë pune të njëjtë, është padituri e madhe e orientuar nga “gomarllëku”.

Ndryshe Hasani ka qenë pjesë e kabineteve të dy kryeparlamentarëve që kur ishte 17 vjeqar si themeluese i Kuvendit të të Rinjve dhe pastaj pjesë e kabineteve të tre kryeministrave, por kundër kësaj ai nuk është shfaqur publikisht asnjë herë duke lobuar për ndonjë subjekt polik.

Postimi i plotë i Hasanit:
Të dashur miq, Të thuash në ditët e sotshme se filani fisteku nuk bën të zgjidhet kryetar komune, sepse nuk ka provojë pune të njëjtë (p.sh., të ketë lindur kryetar komune), është padituri e madhe e orientuar nga “gomarllëku”.

Të ngjashme