Haxhiu kërkon votë për kandidatët e PDK-së, e në Skenderaj për Bekim Jasharin

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga qytetarët që t’i votojnë kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash.

Ndonëse në Skenderaj PDK-ja kandidon me Fadil Nurën, Haxhiu ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë Bekim Jasharin.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq, votoni për vlerat!
Në këto zgjedhje lokale do të zgjedhni me votën tuaj kryetarin e komunës tuaj dhe asambleistë qe do votojnë për projektet që ju keni nevojë.
Dita e zgjedhjeve 17 Tetori po afron, andaj ju ftoj që të votoni njerzit me vlera që janë të dëshmuar me punë.

Duke qenë se si deputet 5 herë kam marrë besimin tuaj, ju ftoj qe te votoni kandidatët qe në udhëhqje e kan dëshmuar vetën me punë dhe të pa korruptuar:

Në Skenderaj voto Bekim Jasharin
Në Mitrovicë voto Bedri Hamzën
Në Vushtrri voto Ferit Idrizin
Në Drenas voto Ramiz Lladrovcin
Në Ferizaj voto Agim Aliun
Në Prizren voto Shaqir Totajn…
Vetëm duke votuar kandidatët me vlera komunat tona dhe vendi ynë mund të ecë përpara.

Të ngjashme