Heshtje zgjedhore, Kurti nga Parisi në sheshin e Podujevës

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer sot nga Parisi ku ka marrë pjesë në Forumin për Paqe të organizuar nga Emmanuel Macron.

Në ditën e heshtjes zgjedhore, ai ka qëndruar në qytetin e Podujevës, ku është parë në sheshin qendror të qytetit bashkë me qytetarë të shumtë.

Kosova ka mbajtur raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor 2021, derisa raundi i balotazheve do të organizohet nesër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë sot ka shpërndarë materialin zgjedhor në të gjitha komunat e Kosovës.

Të ngjashme