Hoxha: Uran Ismaili duhet t’i prijë Prishtinës

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete, Eliza Hoxha, tha se Uran Ismaili duhet t’i prij Prishtinës, pasi sipas saj, Ismaili është një vlerë e çmuar.

Në vijim, postimi i plotë:

Urani, miku që përfundimisht më bindi t’i hyjë rrugëtimit politik. I buzëqeshur përherë, me vizion e urtësi krijoi ekipin e degës së Prishtinës dhe krejt energjinë e brendshme e përkthyem në sinergji për kryeqytetin.

Ai duhet t’i prijë  kryeqytetit dhe arsyet janë të shumta. Kush e njeh e ka pas fatin të punojë e shoqërohet me te, e di se për çfarë po flas. Vlerë e çmuar e PDK-së dhe vlerë e kryeqytetit.

Jam shumë e lumtur që bashkë do ta ndërtojmë vizionin edhe për rimëkëmbjen e Prishtinës.

Nanushi me numrin 2 në zgjedhjet e 14 shkurtit.

E Prishtina e ka numër 1.

#PDK134  #Rimëkëmbje  #EnverHoxhaj1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme