Imri Ahmeti në Vushtrri krahë Tahirit, mobilizim i madh i strukturave të LDK-së për garën e 14 Nëntorit

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, kandidatit të LDK-së , Xhafer Tahiri mbrëmë në tubim mobilzues të LDK-së , i ka ardhur një përkrahje e fuqishme nga Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti së bashku me Tahirin kanë mbajtur tubim mobilizues dhe kanë bërë një ecje sheshit të Vushtrrisë së bashku edhe me struktura të tjera të LDK-së në Vushtrri. Ndërsa Tahiri teksa ka njoftuar për vizitën ka shkruar se Vushtrria nuk do të kthehet 4 vjet prapa.

Postimi i plotë i Tahirit:

Sonte bashkë me Kryetarin e Lipjanit, mikun tim, Imri Ahmeti takim mobilizues në Vushtrri. Qeverisja e mirë e në interes të qytetarëve të Vushtrrisë është objektiv i yni si LDK bashkë me qytetarët e Vushtrrisë pa dallim. Vushtrria nuk mund të kthehet 4 vjet prapa.

Të ngjashme