Interesim i ulët për të votuar në Drenas

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Procesi i votimit për kryetar komune në Drenas deri tani është shumë i qetë.

Dy kandidatët, Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi, kanë kursyer deklaratat politike dhe linçuese ndaj njëri tjetrit, deri më tani kanë respektuar heshtjen zgjedhore, ndërkohë që të dy kanë bërë thirrje për dalje masive në votime.

Por duket se thirrja e tyre për të dalë në votime nuk po dëgjohet shumë.

Deri në mesditë, numri i votuesve në komunën e Drenasit është më i vogël sesa raundi i i parë që u zhvillua më 17 tetor.

Të ngjashme