Ismaili nënshkruan zotimet: Deri në vitin 2024 do t’i zgjidhim problemet e Hajvalisë

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 15:51 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga PDK-ja Uran Ismaili, ka nënshkruar zotimet konkrete për punët që do t’i bëjë në Hajvali deri në vitin 2024, raporton Ekonomia Online.

Ndër premtimet e Ismailit për këtë zonë, janë krijimi i nënstacionit policor, ndriçimi i të gjitha rrugëve, ndërtimi i çerdheve etj.

“Edhe pse pjesë e pandashme e Prishtinës, Hajvalia nuk është trajtuar si e tillë. Qendra e Kulturës nuk është funksionale, ndërsa ajo e vjetra është e rrënuar dhe duket si gërmadhë. Në Hajvali nuk ka asnjë park por shqetësimi më i madh i banorëve të Hajvalisë, është legalizimi i dhjetëra pronave”.

“Shumë shtëpi, prona janë në pritje të një zgjidhjeje pronësore, e ky është një kapital i vdekur që nuk mund të shfrytëzohet nga banorët në të ardhmen. Hajvalisë i mungojnë çerdhet publike që janë të rëndësishme, sepse iu mundëson prindërve të rinj, e sidomos grave që të mund të hyjnë më shpejt në tregun e punës. Pra plani im është që të investoj në të ardhmen”, tha ai.

Premtim tjetër sipas tij, është edhe zgjerimin i rrugëve dhe trotuareve që lidhin Hajvalinë me Prishtinën.

“Nga ajo që kemi parë me ekipin tim, rrugët dhe trotuaret që lidhin me Prishtinën, kanë nevojë për zgjerim. Ky plan do ta integronte edhe më shumë Hajvalinë me Prishtinën, kurse banorëve të lagjeve do t’u krijonte hapësirë për të ecur”.

“Mungojnë edhe stacionet e autobusëve dhe rekreacionet sportive me bazë në komunitet”.

Ismaili tha se për zotimet e tij, qytetarët mund ta mbajnë përgjegjës, raporton EO.

“Ne nuk kemi ardhur të ankohemi, por kemi ardhur këtu me një listë zotimesh që ofrojnë zgjidhje kryesore të lagjeve të Hajvalisë”.

“Këto zotime do të qëndrojnë mbi nënshkrimin tim, si dëshmi e fjalës sime për të cilën mund të më mbani përgjegjës”, u shpreh ai.

Të ngjashme