Jakupi i AAK-së nga Karaçeva konfirmon përkrahjen, fitorja është e pashmangshme

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e AAK-së, Faton Jakupi vizitoi Karaçevën, ku u konfirmua përkrahja e parezervë nga familja Kastrati.

Jakupi tha se Karaçeva edhe njëherë dëshmoi se janë njerëz mikpritës e të besës.

Postimi i plotë:

Sonte në Karaçevë, u konfirmua përkrahja e parezervë nga familja Kastrati. Së bashku me drejtorin dhe kandidatin për asamble komunale Zotrim Kastrati, ishim në konakun e bacës Hamdi. Karaçeva edhe njëherë dëshmoi se janë njerëz mikpritës dhe njerëz të besës! Përkrahja për Aleancën sa shtohet e rritet, fitorja është e pashmangshme. Bashkë dhe ndershëm!

121

Të ngjashme