Kandidati i AKR premton zgjidhje për ndotjen akustike: Senzora për të lajmëruar zhurmën e lokaleve

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 17:35 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga AKR-ja, Gëzim Mehmeti, ka takuar banorët e lagjes “Dardania”. Para tyre ka treguar se si do ta zgjidh problemin e ndotjes akustike, raporton Ekonomia Online.

Gëzim Mehmeti, ka përmendur disa prej projekteve që i kanë realizuar në lagjen Dardania, si drejtor i Infrastrukturës.

“Kemi ndërtuar të gjitha rrugët, mbi 12 parkingje afër 2 kilometra shteg të biçikletave, shtigjet e këmbësorëve ndriçim. Dardani shquhet me parqet dhe është shembull se si duhet të jetë një lagje. Sot para jush do ta shpalosim programin, është monitorimi dhe bashkëqeverisja dhe transparenca në bashkëqeverisje me qytetarët”.

Mehmeti tha se do të krijohet një qendër monitoruese për mbikëqyrjen e ndotjes akustike.

“Qendra monitoruese që do të krijohet nga unë do të ketë ndërlidhjen ndërmjet qytetarit dhe Prishtinës. Ndotja akustike është e pranishme, mirëpo aty ku nuk funksionojnë rregullat krijohet anarki dhe në këtë rast që ka ndodh ne disa rregulla është shkaktuar një presion i madh, është prishur qetësia e qytetarëve, unë si kryetar i Prishtinës duhet të kem një zgjidhje për këtë dhe afroj zgjidhjen e zgjuar. Nga qendra monitoruese qytetarët s’kanë nevojë të lajmërojnë por do të ketë senzora që do të vendosen në pjesën e afarizmit të cilat e lajmërojnë qendrën monitoruese dhe në bashkëpunim me organet do të ketë ndërhyrje”.

“Prishtina ka evoluar në kohën e fundit dhe njihet si  i gjelbër dhe Dardania është e veçantë”, tha Mehmeti.

Pavarësisht shiut ai tha se po solidarizohet me pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po qëndrojnë në pikën kufitare.

Kandidatja për asamble komunale, Fitnete Bejta, tha se me bashkëpunim me qytetarët duhet të trajtohen problemet.

“Në bazë të bashkëpunimit duhet t’i trajtojmë temat edhe në mandatin e dytë, Dardania problemin akut e ka problemin për çerdhet,  tjetër është edhe problemi i parkingjeve dhe këto janë prioritet”.

Edhe Tahir Krasniqi kandidat për asamble komunale tha se do t’i zgjidhin të gjitha problemet që janë në Dardani.

“Vërtet kryetari është ballë hapur sepse kanë punuar shumë punë duke nisur prej rrugëve, e këndit të lojërave. Ne do hyjmë me emër të Zotit në Kuvend komunal dhe do të zgjidhim problemet”.

Të ngjashme