Kandidati i AKR-së premton korsi të veçantë për automjetet e urgjencës

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 10:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Urgjente, ku është zotuar se do të ndërtojë korsi të veçantë për automjetet e policisë, zjarrfikësve dhe autoambulancat, raporton Ekonomia Online.

“Në objektin e komunës është paraparë një qendër monitoruese të gjithë unë si kryetar, mediet, shoqëria civile e cila kushton 70 mijë euro. Me këtë qendër është mendua se do t’i kemi kamerat dhe do të bëhet kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të automjeteve”.

“Ndërsa sa i përket shëndetësisë me kthye kohën e emergjencës 6 minuta është sukses. Zotohem se do të ketë fond të veçantë shtesa më të mëdha se ai përket çështjeve materiale. Te çështja e shërbimit shtëpiak janë disa pajisje si çështjet e tensionit”.

Drejtori Avdyl Pacolli kërkoi nga Mehmeti që në mandatin e ardhshëm shëndetësia të bëhet prioritet.

“Ky institucion ka pavarësi juridike që nga vitit 2004. Në këtë institucion janë mbi 110 punëtorë. Ky institucion kryen vizita në terren mbi 13 mijë. Brenda vitit janë 30 mijë vizita.  Ky institucion ballafaqohet me sfida të shumta sikurse Prishtina është e mbingarkuar me kaos urbanistik dhe akoma s’ka linjë për shërbime emergjente. Kryeqyteti nuk ka hartë të digjitalizuar”.

“Ftoj të shihni si prioritet shëndetësinë. Ata njerëz që kërkojnë ndihmë janë familjarë tonë dhe kërkoj ta trajtoni me prioritet këtë çështje. Ekipet e mia hasin ballafaqime të shumta në ShSKUK sepse nuk kanë ku të sistemohen për nevoja shëndetësore. Ju mbetet ta ngitni zërin ku jeni dhe t’i japim zhvillim kryeqytetit. Duhet të jeni zë i fuqishëm i këtyre njerëzve që quhen dhe janë heronj”.

Të ngjashme