Kandidati i AKR-së premton ndërtimin e një qendre olimpike në Prishtinë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar klubin hendbollistik të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti ka folur për ndërtimin e qendrës olimpike te “Tulltorja” në Arbëri, pasi që tha se investimi i saj është 6 milionë euro, dhe kjo mund të realizohet për dy vite pa telashe.

“Edhe si trajner kam pas një karrierë të mirë, dhe në 2001 e kam themeluar klubin e basketbollit “Mabetex”. Prishtina nuk i plotëson kriteret, potenciali është, ku është ‘Tulltorja’ ka kaluar pronë komunale aty janë 11 hektarë dhe aty me bë një qendër olimpike, ku mundësi disiplinat sportive me shfrytëzua aty, dhe krejt investimi është 6 milionë dhe mundemi me bë për dy vjet pa telashe”.

“Është një prej klubeve më të vjetra në qytet, kështu qe viteve të ardhshme njëra prej ndërmarrjeve publike të komunës së Prishtinës, kandidati ynë do të ndajë një shumë për këtë klub”, tha Fatos Dili, kandidat për asamble.

No description available.
No description available.

Të ngjashme