Kandidati i AKR-së zotohet për përkrahjen e bizneseve

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 12:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar fabrikën “M-Technologie”, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti ka thënë se është kënaqësi me vizitua “M-Technologie. Është kompani e cila ka arritur të tablohet jo vetëm në Kosovë por eksporton edhe më gjerë.

“Gjithë këtë investim është krijua me forca vetanake. Dhe çka është me rëndësi për komunën e Prishtinës është se janë punësuar 300 punëtorë. Krijimi i vendeve të punës është prioritet në qeverisjen time të ardhshme sepse Kosovës i nevojiten investime të tilla”.

Argjend Këpuska, menaxher gjeneral në “M-Technology”,  tha se kanë filluar me 2500 metra katrorë sipërfaqe prodhuese dhe tani kemi 20 mijë sipërfaqe.

“Kjo fabrikë është qe 2 vjet, dhe është vetëm për përpunimin e xhamit. Tekonologjia është prej përpunimit, prerjes gërryerjes. Momentalisht janë 300 punëtorë”.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme