Kandidati i LDK-së i ndërron zotimet, harron liqenin thotë se do t’i rrisë kapacitetet e stadiumit “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, para disa ditësh në një emision televiziv tha se pjesa e stadiumit “Fadil Vokrri” mund të kthehet në një liqen, ndërsa stadiumi të zhvendoset në një pjesë periferike.

E, kjo ide “futuristike” vështirë e realizueshme, u përcjell me shumë shaka në rrjete sociale.

Mirëpo, sot ka publikuar plan-programin ku thotë se kapacitete e tribunës lindore të stadiumit do t’i rrisë për 8 mijë ulëse.

Me këtë ka ironizuar edhe analisti Imer Mushkolaj, ku tha të mos ekzaltohen qytetarët, pasi kandidati i LDK-së ka ndërruar zotimet e tij.

“Mos u ekzaltoni. S’ka njëherë liqe në vend të stadiumit “Fadil Vokrri”. Kandidati i LDK’së po premton rritjen e kapacitetit të tribunës lindore edhe për 8000 ulëse”, shkruan Mushkolaj.

May be an image of text that says 'Ne do tẽ: Bashkepunojme ngusht me nivelin qendror qe te ofrojme sherbime komunale sipas planit zhvillimor per Ndertimin e Qendres Nacionale per Sport dhe Stadiumit Kombetar ne Bernice te Poshtme nè Komunén e Prishtines; Rrisim kapacitetin e tribunes lindore tẽ stadiumit 'Fadil Vokrri" per 8,000 ulese shtese; GUIA dhe tribund me nga ,500 deri ne 2,000 ulese ne stadiumete klubeve futbollistike Flamurtari, 2 Korriku, Rilindja, Ramiz Sadiku, Kosova e Prishtines, dhe Prishtina (qendra stervitore);,'
No description available.

Të ngjashme