Këta janë katër asamblistët më të votuarit në Prishtinë nga partitë kryesore

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës është në mesin e 21 komunave të cilat nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin e ri në raundin e parë të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Mirëpo, gara tashmë në kryeqytet ka përfunduar për asamblistët.

Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk janë proceduar të gjitha votat për asamble komunale të Prishtinës.

Megjithëse siç mëson InfoKomuna, nga rezultati aktual, më të votuarit nga katër partitë kryesore janë:

Fehmi Kupina – LDK;
Endrit Gashi – AAK;
Nora Kelmendi – LVV;
Ilirik Musliu – PDK.

Ndryshe, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje me Arben Vitinë ka fituar 36,818 vota (42.54%) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Përparim Ramën me 25,252 vota (29.17%). Këto dy subjekte politike shkojnë në balotazh për kryetar të Komunës së Prishtinës që mbahet me 14 nëntor.

Të ngjashme