Kjo është kandidatja që i mori 100 për qind të votave në Ranillug

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Ranillugës vetëm një kandidate ka qenë opsion i qytetarëve për tu zgjedhur kryetare.

Katarina Ristiq-Iliq e Listës Serbe është e vetmja kandidate për kryetare të kësaj komune e cila fiton 100 për qind të votave.

Sipas rezultateve që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kohë reale, ku deri më tani janë numëruar 30 për qind të votave, ajo ka fituar të gjitha votat, duke marrë parasysh që nuk kishte kundërkanididat.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpër komuna.

Të ngjashme