Korenica: Dalja e ulët në qytet na dëmtoi, ia uroj fitoren Latifit nëse fiton pa shantazhe apo blerje votash

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 08:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Smajl Latifi i AAK-së dhe Visar Korenica i Vetëvendosjes, do të synojnë sërish ta sigurojnë një ulëse për të parin e Rahovecit në zgjedhjet e balotazhit që mbahen më 14 nëntor, raporton Ekonomia Online.

Kandidati i VV-së, për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica thotë se janë në fazën e vlerësimeve të rezultatit të 17 tetorit, teksa thotë se janë në diskutim për të lidhur koalicione me partitë tjera.

Korenica është shprehur i gatshëm t’ia urojë fitoren Smajl Latifit, nëse sipas tij, këto nuk fitohen me shantazhe apo me blerje votash.

Sa i përket lidhjes së koalicioneve me partitë tjera, ai ka thënë se kjo çështje do të diskutohet edhe në kryesinë e partisë.

“Momentalisht jemi në fazën e vlerësimit të zgjedhjeve që dolën nga zgjedhjet e lira më 17 tetor, dhe po vlerësojmë rezultatet që kanë dalë. Gjithsesi do të vlerësojmë edhe situatën e tillë që mund të krijohet me mundësinë e lidhjes së koalicioneve me partitë e tjera. Gjithsesi këtë do ta diskutojmë në parti me kryesinë, dhe do ta shohim nëse do të lidhim marrëveshje apo jo. Jemi në fazën fillestare dhe konsideroj që çdo formalizim i mëtutjeshëm do të bëhet publike nëse e marrim një vendim të tillë nga kryesia”, tha Korenica.

Teksa ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, Korenica thotë se 53 për qind e qytetarëve të Rahovecit nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual, gjersa kërkon përkrahje nga partitë tjera. 

“Ajo çka është me rëndësi si rezultat që doli nga këto zgjedhje është se 53 për qind e qytetarëve të Rahovecit nuk janë të kënaqur me punën e kryetarit aktual. Ne duhet të shtojmë angazhimin tonë për të bërë thirrje kanë votuar partitë e tjera, të na bashkohen dhe të na ndihmojmë që bashkërisht të dalim fitues në garën e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 nëntor. Gjithmonë duke e konsideruar shumë të rëndësishme programin i cili ka për synim zhvillimin e Komunës së  Rahovecit, e jo stagnimit që ka ndodhur tash e sa vite”, u shpreh ai.

Shkaktar tjetër për këtë rezultat sipas Korenicës është dalja e ulët e votuesve në qytet, por që thotë se po punojnë që t’i bindin qytetarët për të dalë më 14 nëntor. 

“Vlerësimet e para janë se kemi pasur një ulje të daljes së votuesve në qytet dhe kjo ka ndikuar që të  kemi një numër më të ulët të votave, megjithatë në raundin tjetër do të angazhohemi më shumë që të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës. Nuk jemi shumë mbrapa në analizat tona, jemi më mirë sesa është pasqyruar në media, megjithatë rezultatet do të vijnë ndryshe”, u shpreh ai.

Korenica është shprehur i gatshëm t’ia urojë fitoren kundërkandidatit të tij, nëse i fiton zgjedhjet, por që frikën më të madhe e ka se AAK-ja mund të fitojë zgjedhjet me shantazhe apo me blerje votash. 

“Gjithsesi është shprehje e vullnetit demokratik nëse qytetarët e vlerësojnë më të mirin dhe nëse ndodh ajo, do ta urojmë por shpresoj që mos të keqpërdorët vota dhe të shkojë gjithçka mbarë. Në raste tjera shkohet me shantazhe, me kërcënime apo me blerje vota, atëherë do të hezitojmë ta urojmë. Ka ndodhur edhe në komunat tjera, sepse kjo është forma e vetme e asaj që kanë mundur ta nxjerrin një rezultat tjetër, përndryshe do të ishte një vullnet tjetër që do ta pasqyronte rezultat tjetër”, tha ai.

Të ngjashme